Pushtimi rus në Ukrahinë mesa duket po prek çdo sferë të jetës. Ndër to është edhe sporti, specifikisht futbolli, ku po propozohet që Rusia të lohet jashtë çdo kompeticioni.
Mbi këtë çështje ka reaguar gazetari Sokol Balla, i cili më anë të një reagimi në twitter ka dhënë në fakt një ndihmë për FSHF. Balla duke sjellë në vëmendje faktin që Shqipëria ka dy ndeshje me Rusinë në qershor për Ligën e Kombeve, por edhe faktin tjetër që Armando Duka është ne Komitetin Ekzekutiv te UEFA, sygjeron që Federata Shqiptare e Futbollit duhet te behet nismetare e guximshme e bojkotit.
Reagimi i plotë i Sokol Ballës:
”Shqiperia ka dy ndeshje me Rusine ne qershor per #NationsLeague Por ka edhe nje anetar ne Komitetin Ekzekutiv te @UEFA, e cila ka vendosur qe Finalja e #UCL te luhet ne Leningrad, qytetin e Putin. Federata Shqiptare e Futbollit duhet te behet nismetare e guximshme e bojkotit ??”