Gjykata e Tiranës ka rrëzuar FSHF-në dhe ka regjistruar si drejtues të shoqatës rajonale të kryeqytetit, Eduard Prodanin. Vendimi është marrë ditën e sotme, ku u njoh Asambleja e zhvilluar nga Erion Veliaj, në cilësinë e aksionerit të klubit të Tiranës.
Veliaj paditi për shpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe rrjetit kompjuterik drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në cilësinë e aksionerit te Klubit të Futbollit Tirana, Veliaj akuzoi Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, se kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.