Salvador Kaçaj, i ftuar në emisionin “Sport News” të drejtuar nga Enxhi Biba në “News 24”, shigjetoi FSHF-në. Kaçaj tha se gjykata foli dhe të gjithë duhet të zbatojnë vendimet e saj.
“Nuk është një gjë e mirë për futbollin shqiptar, për të gjitha palët. Them vetëm një gjë, kur flet gjykata, të gjithë duhet të heshtin. Ashtu siç foli Gjykata Kushtetuese për presidentin.
Organizatat jofitimprurëse janë të regjistruara në Gjykata dhe prandaj duhet të njohin vendimet e tyre. Por nga ana tjetër jam i vetmi vend që nuk kemi KAS dhe FSHF përherë ka qenë kundër.
Jam edhe unë bashkëfajtor, që së bashku me shumë njerëz të tjerë të futbollit, jemi larguar dhe janë afruar pikërisht këta njerëz që kanë penetruar lehtë në kupolë.
Si zgjidhet? Duhet të vendoset një datë tjetër e Asamblesë Zgjedhore, të ngrihet një komision i pavarur, i mbikqyrur nga UEFA dhe gjithçka të jetë fair-play, brenda rregullave të lojës”- tha Kaçaj.