Stefano Pioli, trajneri i Milan-it, ka komentuar fitoren e madhetë marrë me përmbysje në derbin kundër Inter-it, në javën e 24-t të Serisë A. Tani kuqezinjtë janë vetëm një pikë larg zikalërve në renditje.
Përmbysja e Djallit ka ardhur falë një dygolëshi të Olivier Giroud, dhe pikërisht për francezin ka folur trajneri Pioli në intervistën e dhënë pas ndeshjes për DAZN. “E kemi marrë Giroud sepse e di si fitohet. Ata që nuk kanë fituar kurrë asgjë, nuk e dinë se çfarë duhet për të fituar. Me atë që kanë fituar diçka ngre nivelin e skuadrës. Janë sinjale të rëndësishme për të rinjtë”.