Vijon puna për kantierin e radhës, në rrugën e transformimit epokal të infrastrukturës së të gjitha drejtorive rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar.
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja njofton se po vijon puna në kantierin e QKT, DRSHTRR Fier, pjesë e planit transformues të infrastrukturës së të gjitha drejtorive rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar.
“Kompleksi i Kontrollit Teknik e Fizik të DRSHTRR Fier, ku ofrohet shërbim për mbi 67,000 drejtues automjetesh, është investimi ynë më i ri”, shprehet Gonxhja.
Gonxhja bën të ditur se, rikualifikim tërësor i objekteve, oborrit, instalimet e reja, pajisjet e mobilim i ri, gjithçka po kryhet me vetëfinancim.