Kompania Google edhe zyrtarisht ka filluar periudhën testuese beta të shkarkimit dhe kalimit të lojërave nga dyqani online Play Store nëpër kompjuterë me sistem operativ Windows.

Zgjidhja është zbuluar më në fund: nëse keni kërpudhat në gishtërinjtë tuaj, bëjeni këtë tani

Në fazën fillestare të testimit vetëm përdoruesit e rajoneve të caktuara, mund të provojnë aplikacionet Android në kompjuterët me Windows.

Në versionin desktop, Google Play për lojën Lineage2M në shumicën e rajoneve është shfaqur butoni “Doënload on Windows”.

Dihet se Microsoft përdor “Purple emulator”, por a do të përdoret për tërë projektin e testimit të mjeteve të ndryshme në rajone të ndryshme, mbetet të shihet.

Me një klik në linkun e burimit është e mundur të kontrollohet, nëse përdoruesi gjendet në mesin e atyre që i është mundësuar marrja e lojës Lineage për Windows.