Greqia ka marrë vendimin se që nga sot personat e vaksinuar plotësisht do të munden të jenë më të lirë.

Komiteti i Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë ne Greqi, duke monitoruar de-përshkallëzimin e treguesve të fortë të pandemisë së virusit SARS-CoV-2 me një ulje të infektimeve të reja, të numrit total të pacientëve të shtruar në spital, të intubuar, por edhe të vdekjeve, rekomandoi heqjen e masave kufizuese lidhur me veprimtarinë e qytetarëve të vaksinuar plotësisht, me synim kthimin gradual të statusit para-koronavirus.

Masat e reja të relaksimit hyjnë në fuqi sot, por masat vlejnë për të pavaksinuarit. Maska e dyfishtë në supermarkete dhe transport publik mbetet e detyrueshme, por edhe përdorimi i maskës brenda dhe jashtë.

Masat e reja janë si më poshtë:

Heqja e ndalimit të qëndrimit në këmbë në bar, kafe e restorante

Rivendosja e ekskursioneve shkollore

Rritja e tifozëve në stadium në 50%

Zbatimi i punës në sektorin privat dhe publik në masën 20%.

Masat e pandemisë mund të jenë duke u lehtësuar tani, por shkencëtarët shohin se deri në verë një mutacion i ri do të na mundojë përsëri. Siç theksoi profesori i Pulmologjisë në Universitetin e Kretës, Nikos Tzanakis, një mutacion i ri i koronavirusit do të shfaqet brenda verës.