Jessica Hocking, 26 vjeçe, nga Lincolnshire, u takua me Dermot Murray, 58-vjeç, vitin e kaluar, duke menduar se do të kishin thjesht një marrëdhënie ‘babë e bijë’. Ndërsa tani ata duan të martohen me njëri-tjetrin.
Pas takimit ata shkëmbyen numrat e telefonit me njëri-tjetrin, ku dyshja zbuluan se kishin shumë kimi dhe filluan të dilnin bashkë në kohë ne tyre të lirë. Jessica rrëfeu: “Ai ishte një mik shumë i mirë dhe i fortë – mund t’i tregoja atij problemet e mia dhe të ndaja me të gjëra që nuk do t’i tregoja askujt tjetër. Filloi si një marrëdhënie babë e bijë, ishte një kalim gradual derisa kaloi në një marrëdhënie romantike”.
Në prill të vitit të kaluar, dyshja i zyrtarizoi gjërat, por e mbajti të fshehtë lidhjen nga frika se mos gjykoheshin për diferencën e tyre në moshë.
“E dija se ai ishte shumë më i madh se unë dhe sinqerisht mendova se nuk do të funksiononte për shkak të diferencës së moshës por kur gjërat filluan të përparonin, ne nuk e menduam më këtë problem”– u shpreh ajo.
“Fillimisht e mbajtëm të fshehtë lidhjen tonë, sepse nuk e dinim se çfarë do të mendonin njerëzit për diferencën në moshë, por më pas menduam që duhet ta tregojmë sepse nuk mund ta mbanim të fshehtë. Unë doja të isha në gjendje ta mbaja dorën e tij në publik.”- shtoi 26-vjeçarja.