Të paktën 15 vende europiane kanë vendosur të ndalojnë fluturimet ruse nga hapësira ajrore, si shenjë mbështetjeje për Ukrainën, e cila ndodhet në ditën e katërt të pushtimit rus.
Teksa vendet e BE-së po forcojnë sanksionet kundër Rusisë për pushtimin, kjo e fundit nuk mund të ketë fluturime në 15 vende, as për avionët civilë e ushtarakë.
Vendi i fundit ishte Italia, duke iu bashkuar Francës, Belgjikës, Gjermanisë, Finlandës, Sllovenisë, Lituanisë, Bullgarisë, Letonisë, Estonisë, Republikës Çeke dhe Polonisë që kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë. Më herët, edhe Mbretëria e Bashkuar bllokoi fluturimet ruse.
Moska u përgjigj duke mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturimet komerciale dhe tranzite nga vendet e BE-së, me masën që deri më tani synonte aeroplanët e lidhur ose të regjistruar në Letoni, Lituani, Estoni, Slloveni, Bullgari, Poloni dhe Republikën Çeke.