Ambasada amerikane në Tiranë kërkon zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për inceneratorët.
Në një postim në ‘Twitter’, Yuri Kim thotë se lufta kundër korrupsionit është prioritet për SHBA-në prandaj kërkon që afati i punës së komisionit të zgjatet.
“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët.
Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta shikojmë këtë nga afër” shkruan Yuri Kim.
Por çfarë ndodhi me këtë komision?
I nisur me bujë nga PD, zyrtarisht komisioni hetimor për inceneratorët i drejtuar nga deputetja Tabaku u mbyll me 28 janar pa produkt.
Deputetja demokrate akuzonte socialistët se ishin kthyer në mburojë për aferën korruptive.
Për këtë cështje deri tani në burg ka përfunduar Lefter Koka. Ish-ministri i Mjedisit akuzohet për aferën në inceneratorin e Elbasanit. Në kërkim janë shpallur Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.