Përmbysja e papritur e Milan-it në derbin me Inter-in ka entuziazmuar edhe një nga të munguarit e mëdhënj të derbit të Milan-s, Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi e ka festuar fitoren e rëndësishme të kuqezinjve në mënyrën e tij.

Zlatan, i cili ka qenë i detyruar të mungojë në përballjen kundër Inter-it për shkak të një problemi muskulorë në thembrën e Akilit, ka publikuar një video ku është shfaqur në rolin e dj.

Gjithsesi, Olivier Giroud e ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë liderin e Djalli, duke realizuar dygolëshin që vendosi ndeshjen.