Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, bën me dije se nga 2.804 testime të realizuara, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjithashtu autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 viktima.
Ndërkohë sot janë shëruar 1.129 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794.
Në total numri i rasteve aktive është 5,073.
19 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 95.725 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹNga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 5.073