Infodemia apo lajmet e pavërteta të dhëna mbi pandeminë e Covid-19 kanë ndikuar negativisht në shumë drejtime. Gjatë fjalës së saj në aktivitetin e mbajtur në akademinë e shkencave pikërisht mbi infodeminë, Silva Bino tha se këto keqinformime kanë ndikuar në vaksinim.
Silva Bino: Pjesa më e madhe e grave shtatzëna në Shqipëri janë të pavaksinuara pavarësisht se ato kanë një incidencë të lartë të vdekjeve dhe të aborteve spontane nga Covid-19. E shikoni me të kuqe se pjesa e madhe e popullatës së Kamzës, Vorës, Krujës, ku përqendrohet një pjesë e madhe e popullsisë nuk jane të vaksinuar nga këto keqinformime..
Kritikat nuk i ka kursyer edhe ndaj vetë Akademisë së Shkencave sa i përket studimeve për imunitetin natyral. Por ka dhe nga ata që nuk i kanë besuar fjalëve, por fakteve shkencore dhe janë të vaksinuar.
Silva Bino: Shqipëria ka një mbulesë të shkëlqyer në lidhje me punonjësit shëndetësorë që është mbi 90% dhe moshat mbi 60 vjeç që është mbi 75%
Ekspertët e shëndetësisë thonë se ritmet e vaksinimit janë të kënaqshme, por duhet rritur ndërgjegjësimi tek të rinjtë.