Në fund të muajit shkurt do të nisin kontrollet në terren në lidhje me informalitetin e pagave të punonjësve.
Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë Ministria e Financave do të “zbarkojë” në terren për të parë situatën me informalitetin.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja Delina Ibrahimaj, e cila ka shtuar se kontrollet do të realizohen nga Inspektorati i Punës.
“Në fund të këtij muaji nisin kontrollet në terren në lidhje me informalitetin e pagave. Kontrollet do të realizohen nga inspektorati i punës për të evidentuar shkeljet e mundshme” tha Ibrahimaj.