Taulant Balla, drejtues politik i qarkut Fier ka prezantuar kandidaten e partisë socialiste për bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa. Balla tha se Sefa është njeriu i duhur për te drejtuar bashkinë e Lushnjës teksa u shpreh i bindur se do t’i mundi kundërshtarët e saj ne këtë beteje pasi vota në zgjedhjet e 6 marsit do të jetë votë për punën dhe për të vijuar me investimet.

Drejtues politik i qarkut Fier përmendi edhe arsyet sipas tij perse kreu i shtetit i dekretoi zgjedhjet e pjesshme lokale. Balla nuk ironizoi vetëm shtëpinë e lirisë por edhe Lulzim Bashen.

Balla u bëri thirrje lushnjarëve që të votojnë Partinë Socialiste sepse është e vetmja që është aty kur kanë nevojë, ndryshe nga PD-ja që ka hallin e vet.

Kandidatja e PS, Eriselda Sefa per bashkinë Lushnjë foli për investimet dhe projektet qe presin te realizohen.