Izraeli ka braktisur virtualisht një rregull që u kërkon njerëzve të tregojnë dokumente për të vërtetuar statusin e tyre të vaksinimit, pavarësisht numrit rekord të pacientëve të sëmurë rëndë që vuajnë nga Covid-19.
Duke filluar nga sot, njerëzit do të duhet vetëm të provojnë se janë vaksinuar ose kuruar duke treguar “pasaportën e tyre jeshile” kur marrin pjesë në ngjarje të rëndësishme si dasma e tjerë.
Kjo do të thotë që çdokush mund të shkojë në një restorant, kinema apo hotel pa pasur nevojë të tregojë dokument ose prova se ka rezultuar negativ për koronavirusin.
Ndryshimi i rregullave do të thotë gjithashtu që kur njerëzit largohen nga Izraeli, njerëzit e pavaksinuar nuk do të duhet më të dëshmojnë se kanë rezultuar negativë për virusin.
Lehtësimi vjen pavarësisht faktit se më shumë se 1 200 persona ndodhen të shtruar në spital me infeksionin Covid-19, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë në vendin prej 9,4 milionë banorësh.
Megjithatë, vala e llojit Omicron të virusit arriti kulmin rreth dy javë më parë, me 33 394 raste të reja, dukshëm më pak se kulmet e mëparshme prej 85 000 brenda një dite.