Ilir Meta ka reaguar në konferencë me një shprehje të njohur të Sali Berishës “Jam Sali Berisha unë, o budallenj” kur u pyet nga gazetarët:

“Ju thoni nëse 24 korriku është sot. Unë do të doja të ishte që dje. Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në institucionin e presidentit. Nuk do të blindohet asgjë. Më 24 korrik ju kam premtuar që do të bëj një festë e më pas aty është populli i dy marsit, është shtuar shumë kohët e fundit. Me këto falsifikimet e fundit është i irrituar, por ne duhet të vetëpërmbahemi. Nuk varet vetëm nga presidenti. Kur palët sillen normalisht presidenti sillet si danez. Kur kërcënohet rendi kushtetues në Republikën e Shqipërisë, ku nxitet një konflikt si ato që kemi parë, sigurisht që presidenti do të jetë njësh me kushtetutën, interesin publik, qytetarët dhe ta harrojnë njëherë e përgjithmonë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjithë ata rilindas vendas e ndërkombëtarë. Se do të varrosin de facto pluralizmin e Shqipërisë, do të ndëshkohen pafund, e do të marrin përgjigjen e irrituar. Jam Ilir Meta i them atyre o super budallenj”, tha Meta.