“Juve drejt Empolit pa alibi, por me një sy nga Viti dhe Asllani”, – shkruan “Tuttosport”. Pra, udhëtimi i bardhezinjve ngërthen fushën e blertë dhe merkaton kësaj here.
Allegri shkon në këtë transfertë pa 8 lojtarë, por nuk kërkon justifikime. Optimizmi i tij është një vlerë e shtuar për të arritur zonën e Champions League.
Kjo ndeshje jashtë fushe do të jetë mundësia e duhur për të parë nga afër dy talentet e rinj të Empolit: mbrojtësin Viti dhe mesfushorin me origjinë nga Elbasani, Kristjan Asllani.
Pas marrjes së shumë raporteve pozitive për xhevahirët e trajnerit Andreazzoli, të datëlindjes 2002, drejtuesit e Juventusit do të verifikojnë personalisht cilësitë e mbrojtësit dhe mesfushorit ndeshjes së sotme. Viti është italian, ndërsa Asllani shqiptar.
Në fakt, Empoli mund të konsiderohet edhe si shtëpia e kuqezinjve, duke nisur nga Elseid Hysaj dikur dhe aktualisht Ardian Ismajli, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani, pa harruar Samir Ujkanin e Kosovës në portë.