Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas kallëzimit që bëri Ilir Meta ndaj legjislativit për falsifikim të dokumenteve lidhur me çështjen e shkarkimit të kreut të shtetit.
Në një njoftim për mediat, Kuvendi deklaron se asnjë nga pretendimet e Presidentit të Republikës për manipulim apo falsifikim nuk qëndron.
Reagimi: Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë.
Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për falsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë.
Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim.