Nertil Nebiaj është një nga dy përfaqësuesit e ‘Akademisë së Futbollit Luftëtari’, i cili ka kallëzuar në prokurorinë e Gjirokastrës dhe në polici zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit që në këtë rreth u orkestruan nga FSHF-ja. Në studion e ‘Report TV’ Nebiaj u shpreh se arsye është mostransparenca dhe denoncon me dukumenta se në asamblenë zgjedhore kanë qenë anëtar jo ligjor. Sipas tij anëtarët janë ndërruar për shkak se federata ndryshe nuk mund të fitonte.

“Jam përfaqësuesi ligjor i ‘AF Luftëtarit. Pamë mos transparencën nga shoqata në Gjirokastër sëbashku me FSHF-në. Kemi dërguar një kërkesë në shoqatë për të bërë transparencë me listat. Nuk ka patur përgjigjje.

Me email nga shoqata në Gjirokastër na është dërguar një info ku thuhet se kjo mbledhje është shtyrë me datë 29 janar. Këta zotërinjë nuk kanë patur një ambient dhe kanë akuzuar bashkinë, por me cfarë protokolli dhe pike statutore kanë vërtetuar statutin (që thotë se në rast shtyerje zgjedhjet duhet të kryehen brenda 24 orëve) dhe kanë marrë vendimin për të shtyrë këtë mbledhje. Pastaj asambleja është zhvilluar të dielën. Nuk kanë rrespektuar asnjë normë të statutit. Ka qenë farsë se s’ka patur asnjë normë sepse delegatë aty kanë qenë 1 ose 2 persona. Të tjerët nuk përfaqësonin asnjë statut,”-deklaroi ai.

Më pas Nebiaj ka treguar me dokuementa përse ka patur shkelje të statutit, duke cituar edhe emra anëtarësh.

“Lefter Millo është një nga anëtarët i cili ka firmosur edhe shkresën për transparencë, ndërsa më 28 janar që janë përcaktuar përfaqësuesit në shoqatë nuk ka qenë Millo. Zgjedhjet më pas janë mbajtur më 30 janar në një nga motelet e Gjirokastës për të caktuar numrin e delegatëve që federatës i nevojitej. Xhavit Kacorri ka thënë para datës 28 që nuk do marrë pjesë, ka firmosur deklaratë noteriale, ndërsa më 30 janar shkon dhe voton. Madje zgjidhet edhe delegatë për zgjedhjet për president më 2 mars.

Klubi i futbollit Luftëtari ka 2 vjet që nuk merr pjesë në asnjë aktivitet futbollistik. Statuti e ka kush nuk merr 2 vjet pjesë në aktivitete përjashtohet nga shoqata. Ku është Luftëtari, që këta i prodhojnë një delegat?! Edhe ky i zgjedhur për dy marsin kur Luftëtari ka dy vjet që nuk ka aktivitet. Këta zotërinj janë zgjedhur në mënyrë të paligjsjshme dhe është e pavlefshme si asamble. I kemi çuar në prokurorinë e Gjirokastrës dhe në policinë e qytetit. Kjo ka prodhuar delegatë fiktiv. Ne do ti drejtohemi edhe gjykatës civile për kët çështje,”-përfundoi ai.