Qeveritë e provincave të Alberta, Saskatchewan, Quebec dhe Manitoba, njoftuan planin e tyre për të hequr një pjesë ose të gjitha masat kundër COVID-19.

Sipas kësaj, Alberta, i dha fund çertifikatës së vaksinimit, ndërsa njoftoi se në fund të këtij muaji do të heqë gjithashtu detyrimin për mbajtjen e maskës.

“Erdhi koha të mësohemi të jetojmë me virusin”, tha kryeministri i Quebec-ut, François Legault, duke shtuar se shumica e kufizimeve do të hiqen deri në mesin e muajit mars, por detyrimi për mbajtjen e maskës dhe çertifikata e vaksinimit do të zbatohet edhe për një periudhë të caktuar.

Qeveria e Manitoba njoftoi gjithashtu se kufizimet e COVID-19 do të hiqen hap pas hapi, duke filluar nga pranvera e këtij viti.