Makina që shihni në foto është e Elson Markut, një prej personave organizatorë të protestave te 5 maji, për të bllokuar projektin e rindërtimit për strehimin familjeve të prekura nga tërmeti.
Edhe pse para kamerave “vajtoi” për gjendjen e vështirë ekonomike dhe kërcënoi kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se do i hidhte acid në fytyrë nëse do të vijohej me projektin e rindërtimit, realiteti flet krejt ndryshe.Ai qarkullon në rrugët e Tiranës me një nga makinat më luksoze në qarkullim që kushton mijëra euro, aq sa një familje në Shqipëri mund të blinte një banesë.
Porsche Macan që përdor Elson Marku kushton së paku nga çmimet në internet 30 mije euro e përdorur dhe është prodhim i vitit 2015. Edhe kostoja e mirëmbajtjes për servis apo për konsum është një nga më të shtrenjtat.Elson Marku është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, madje dhe objekt i OFL-së sëbashku me vëllain e tij.
Në janar të vitit të kaluar dy vëllezërve u është sekuestruar 5 milionë euro pasuri. Vëllezërit Sokol dhe Elson Marku dyshohet se pastronin paratë e drogës duke dhënë para me fajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë personave V.Sh. dhe E.G.. Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera. Elson Markut deri tani i janë sekuestruar makinë tip Chrysler, BMË, Ford, Porche. Ndërsa Sokol Markut i janë sekuestruar Audi dhe tre BMË. Sokol Marku ka qenë i dënuar në vitin 2013 me 5 vite burg për veprën Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe në vitin 2016 me një muaj burg për “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
Gjithashtu, nga të dhënat e marra dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali. Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMË, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve./TEMA