Zarfet me pyetësorin e Këshillimi Kombëtar vijojnë të shkojnë në çdo shtëpi, të cilave u kërkohet t’u përgjigjen pyetjeve për çështje shumë të rëndësishme duke nisur nga kultivimi dhe përpunimi i kanabisit për qëllime mjekësore, te anëtarësimi i Shqipërisë në BE. 54,209 qytetarë kanë kthyer pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë me postë. Kështu bën me dije Rama përmes një reagimi në rrjete sociale.
“130,326 qytetarë kanë dhënë përgjigjet për 12 pyetjet që adreson qeveria shqiptare në Këshillimin Kombëtar. 76,117 qytetarë janë përgjigjur online në https://keshillimikombetar.al
54,209 qytetarë kanë kthyer pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë me postë”, shkruan Rama.