Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të plotësojnë pyetësorin e Këshillimit Kombëtar. Rama shprehet se kush nuk e ka dhënë ende opinionin e vet mund ta japë duke klikuar në www.keshillimikombetar.al dhe nëpërmjet postës.
Deri më tani i janë përgjigjur pyetësorit të Këshillimit Kombëtar 276,420 qytetarë.