Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka e pranishme ditën e sotme në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian theksoi se Shqipëria i ka kryer ‘detyrat e shtëpisë’ por vijon të mbetet si dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-RMV.

Fjala e plotë: Konkluzioni i dhjetorit të Këshillit të BE, të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare Arritjet tona janë pranuar në mënyrë unanime nga 27 vende të BE. Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare në kohë sa më të shkurtër, objektiv i MEPJ për 2022. Shqipëria vijon të mbetet dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-RMV. I kemi kryer “detyrat e shtëpisë” në zbatimin e programit të reformave gjithëpërfshirëse.

Shqipëria e ka dëshmuar veten si një partner i besueshëm i BE. Gjatë 2021, kemi zhvilluar një proces intensiv lobimi nëpërmjet takimeve me partnerët tanë evropianë. Janë zhvilluar 8 mekanizma të përbashkët BE-Shqipëri për marrëveshjen e stabilizim-asocimit.Plani Kombëtar i Integrimit Evropian 2021, u miratuan 66 akte dhe 87 projektakte

Xhaçka tha gjithashtu se Projekt Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2022-2024, ka kaluar në fazën përgatitore