Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, këtë të martë ka qenë pjesë e ceremonisë së zhvilluar në Krujë ku është ka prezantuar nismën më të re, të programit Bashkimi Evropian për Kulturën. Ai tha se BE, do të restaurojë Muzeun Entografik në Krujë, që do të kapë vlerën e 500 mijë eurove.

Sotreca në fjalën e tij ka theksuar se do të investohet në ato subjekte lokale që kanë dëshirë për të rijetëzuar dhe rikthyer bazën e vjetër tradicionale.

Ndër të tjera diplomati evropian ka pohuar se do të qëndrojnë pranë vendi tonë në rrugën e tij të integrimit.

“Ne kemi diskutuar se çfarë mund të bënte BE për të mbështetur rijetizimin e këtij vendi simbolik dhe historik për Shqipërinë. Për të qenë të gjithë dëshmitarë të fillimit të dy rezultateve të rëndësishme që do të shohim për të ardhmen e kjo me ndihmën e BE. Ne kemi çelur punimet për muzeumin etnografik. Për ju që nuk e keni parë këtë muze, ju lutem e shikoni sepse është trashëgimi. Do e bëjmë këtë muzeun edhe më të bukur.

Do të jetë një grant prej 500 mijë eurosh nga BE, ku do të restaurohen këtu edhe tavanet e mrekullueshme dhe të gjitha muralet në këtë institucion. Me anë të programit BE për kulturën kam mundësi t’ju them se do të fillojmë çeljen e propozimeve për grante zhvillimore lokale, që janë grante me shifrën totale 350 mijë euro. Këto iniciativa kanë si qëllim ruajtjen e kulturës. Është thelbësore që të gjitha iniciativat e restaurimit bëhet duke përfshirë komunitetet e duhura. Kështu funksionon dhe duam të punojmë së bashku me ju. Me kërshëri presim rezultatet e para. Ne do të qëndrojmë pranë jush sepse Evropa është këtu”, ka thënë Soreca.