Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes në Komisionin Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve u shpreh se janë ndërtuar impiante dhe jo inceneratorë .
Gjithashtu nuk kanë munguar ironitë në këtë mbledhje ku Rama, ndërsa ka lexuar një vendim ka imituar ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin u shpreh se zërin nuk e bën dot si ai.
Rama: Ne kemi ndërtuar impiante të trajtimit të mbetjeve që janë prodhojnë energji. Nuk kemi ndërtuar ne incenerator
Këlliçi: Incenerator nuk ka, energji nuk prodhohet
Rama: Jam shumë e zhgënjyer nga kryetarja e Komisionit, se objektin nuk e di. Si nuk janë ndërtuar, unë kam qenë atje…
Këlliçi: Ju pashë në inspektim me Zoton dhe Gugallen e di që keni qenë. Eco mafia është një tjetër term, veç atij eco park.
Rama: Unë eco mafia?
Këlliçi: Jo…Nëse qeveria nuk do shënonte rekorde të zeza, nuk do kishim rroga më të ulëta në Europë…dhe nuk do kishin ikur shqiptarë…Korrupsioni i kësaj qeverie është i shtrirë në çdo qelizë…
Rama: Më këtë rroga pensionet vetëm zërin e kishe të tëndin…Më fal, tani në asnjë mënyrë, nuk duhet të futesh më në bisedë. Zëri im ngrihet kur ndërhyni ju, ngrihet mekanikisht. Një nga autorët e librit është këshilltar, jo me pagesë, na ka këshilluar të ngrejmë strukturën anti-korrupsion. Është mik i ngushtë i sekretarit të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçit, Don Agaçit. Meqë lexove Cantonen do të të lexoj Sali Berishën. Incenerimi është një hap më lart se landfillimi, zërin nuk e bëj dot si ai. Bazuar për sa më sipër, për çdo kërkesë koncesionare vlerësojmë se MTM vlerëson…i saktë Saliu këtu. Në fund thotë këtu impiantët me rikuperim energjie janë prioritare. Kjo është 2012. Skavica tha është ëndrra ime, tani thotë është makthi i Dibrës.