Bëheni nervozë nga mendimi se jeni vetëm? Aq shumë, sa doni të ikni prej saj dhe të bëheni pjesë e një grupi të panjohurish? Nëse përgjigja është po, ka mundësi që të keni frikë nga vetmia për shkak të një eksperience të kaluar ose thjesht sepse nuk mund ta toleroni atë. Ja 3 shenjat e zodiakut që kanë frikë nga vetmia, sipas astrologjisë.
Binjakët-Një Binjak dëshiron gjithmonë të jetë i rrethuar nga njerëz. Ai ose ajo nuk mund të qëndrojë vetëm. Vetmia i bën ata të trishtuar dhe të dëshpëruar. Dhe për shkak se janë njerëz që duan argëtim, gjithçka që duan në jetë është të qëndrojnë të rrethuar nga një grup njerëzish të lumtur dhe të largojnë të gjitha shqetësimet nga jeta. Ata preferojnë të kenë gjithmonë një shoqëri pranë tyre.
Virgjëresha-Virgjëreshat fillojnë të shqetësohen kur janë vetëm. Ata nuk mund ta përballojnë vetminë dhe shpesh e kanë kaluar jetën me njerëzit përreth tyre. Vetmia u duket si një ndëshkim dhe përpiqen të gjejnë mënyra për t’i ikur. Ata madje mund të pësojnë një krizë nervore kur janë të vetmuar dhe kjo është një nga arsyet më të mëdha që e shmangin me çdo kusht vetminë.
Shigjetari-Vetmia i kujton Shigjetarit të gjitha dobësitë e tij në jetë. Kjo i lë ata të pambrojtur dhe të shqetësuar. Ata mund të pendohen për vendimet e tyre të kaluara në jetë dhe mund të fajësojnë veten për gjithçka që ka shkuar keq në jetën e tyre ose të të tjerëve. Vetmia vepron si një shkas për zemërimin dhe ankthin e tyre.