Kryetarja e komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, njëkohësisht zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, priti sot në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, ambasadorët e Austrisë dhe Spanjës.
Sipas Kodhelit, situata politike në Europë dhe rreziku i agresionit rus kundër Ukrainës ishin në qendër të këtij takimi.
Kodheli tha se “Austria dhe Spanja vlerësojnë qëndrimet e vendosura dhe parimore të Shqipërisë, si një aleate e vyer e NATO-s si dhe mbështesin perspektivën europiane të vendit tonë”. “Sot me Ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner dhe atë të Spanjës, Álvaro Renedo Zalba diskutuam për situatën politike në Europë dhe rrezikun e agresionit rus kundër Ukrainës. Austria dhe Spanja vlerësojnë qëndrimet e vendosura dhe parimore të Shqipërisë, si një aleate e vyer e NATO-s si dhe mbështesin perspektivën europiane të vendit tonë”, tha ajo.