Alqi Bllaku është thirrur sdje për të dëshmuar në Komisionin hetimor për inceneratorët, si ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.
Bllako: “Kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për 5 orë në SPAK. Duke qenë se gjatë dëshmisë, në përfundim, jam bërë me dije se ço gjë kam deklaruar përbën sekret hetimor dhe nuk jam lejuar të marr një fotokopje të procesverbalit. Në sajë dhe të praktikës të vendosur nga ky komision, jam në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar për çka di në lidhje me këto procedura, pasi çdo gjë që di e kam dëshmuar në SPAK. Jam gati të nënshkruaj edhe deklaratën përkatëse, por do ju lutesha të bëja disa sqarime, në lidhje me disa të pavërteta që kanë përbaltur emrin tim”.