Në dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratoret, Kryeministri Edi Rama deklaroi se plehrat përpunohen me para dhe se nuk ka asnjë vend në botë që të mos përpunohen dhe grumbullohen pa para. Ky model sipas tij ka qenë i qeverive paraardhëse, të cilat i digjnin rrugëve.
“Impianti i përpunim- mbetjeve në Tiranë ndërtohet 100% me paratë e kompanisë, pra investitorëve, ama çfarë janë këto pagesa? Ishit e saktë në shifrën që thatë. Në vitet 2018 – 2021 janë 36.9 milionë, dhe deri në vitin 2047 shkojnë 360 milionë. Po çfarë janë këto? Janë pagesat për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave, natyrisht paguhet për grumbullimin e plehrave, sepse bëhet dhe pa pagesë, por si në Porto Romano, si në Sharrë, si në Elbasan, si në Fier ku digjeshin rrugëve plehrat. Këto janë pagesa për kompaninë, nuk janë pagesa për afer, janë pagesa për ton, pagesë për ton për një shërbim që sot është ekselent, mjafton të shkoni në Sharr” u shpreh Rama.