Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ u pyet edhe në lidhje me ngritjen e dy komisioneve me propozim të opozitës, atij për Reformën Territoriale si dhe Reformës Zgjedhore. Kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca është e hapur për çdo propozim të opozitës.

‘Për mua duhet të ketë më pak njësi vendore. Do të diskutohen në komision, nga ana jonë do të vlejë për të ballafaquar argumentat dhe për të nxjerrë konkluzion që i shërbejnë vendin. Unë jam gjithmonë me mendje të hapur. Ne mund të bëjmë ndryshim për Reformën Zgjedhore, por nuk të jep fitoren në tavolinë. Zgjedhjet fitohen në popull duke marrë votat e shqiptarëve. Kjo nuk do të zgjidhte problemin e tyre, që pas çdo humbje zgjedhjesh do të ngrejë një komision.’- tha Rama.