Në Uashington u zhvillua takimi mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Kryeministri pas takimit me Sekretarin, Blinken ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës.
Lidhur me rolin e Shqipërisë si bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kryeministri u shpreh se ky është një proces i njohur në traditën e Këshillit të Sigurimit, ku dy vende bëhen bashkë për të adresuar një apo disa dosje të caktuar.
SHBA propozoi vendin tonë si pjesë e këtij bashkimi. Vendi ynë ka kënaqësinë dhe përgjegjësinë e natyrisht, kjo na jep mundësinë për të luajtur një rol të veçantë në Këshillin e Sigurimit.
Më tej Rama theksoi se çështjen e Ukrainës nuk është një çështje e Shqipërisë, por është një çështje e gjithë botës dhe në këtë proces do të jemi krah për krah SHBA-s dhe ku patjetër vendimmarrja i takon SHBA-s.