Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi sot mbledhjen për shqyrtimin e projektvendimit: “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, të datës 6 mars 2022”.

Pas shqyrtimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie që do të zhvillohen në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, në datën 6 mars 2022.