KQZ në mbledhjen e sotme ka diskutuar në lidhje me miratimin e sasisë së fletëve të votimit në zgjedhjet e 6 marsit.

Bazuar nga të dhënat janë në total 667.629 fletë votimi që do të prodhohen për këto zgjedhje që do të mbahen në 6 bashkitë e vendit.

Fletët e votimit janë të barazvlefshme me numrin e qytetarëve që kanë të drejtën e votës në këto zgjedhje.

Rikujtojmë se zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të mbahen në 6 bashli të vendit. Më konkretisht bëhet fjalë për bashkitë: Dibër, Shkodër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnje.