Pritshmëri të mëdha rëndojnë mbi kancelarin Olaf Scholz, edhe nëse qeveria federale përpiqet paraprakisht t’i ulë shpresat, thotë DW.

Scholz nisi një tjetër përpjekje diplomatike me vizita në Kiev e Moskë, por nuk pritet të kthehet në Berlin të martën në mbrëmje me rezultate konkrete.

Kancelari duket ka përgatitur një strategji të dyfishtë: “Nga njëra anë negocjiimi, nga ana tjetër kërcënimi”.

“Në rast agresioni ushtarak kundër Ukrainës, që rrezikon integritetin territorial dhe sovranitetin e saj, kjo çon në reagime dhe sanksione të ashpra të cilat ne i kemi përgatitur me kujdes dhe të cilat mund t’i vëmë menjëherë në fuqi. Së bashku me aleatët tanë në Evropë dhe brenda NATO-s. Aleanca është e bashkuar dhe e vendosur”, deklaroi ai përpara disa ditësh, duke shtuar se “askush nuk duhet të presë që do të ndahemi, ne do të veprojmë në mënyrë të unifikuar”.

Por në komentin e medias prestigjioze gjermane, nënvizohet se ndalesa e Scholz në Kiev dhe Moskë duhet parë ndryshe nga udhëtimi i presidentit francez Emmanuel Macron javën që shkoi.

Marrëdhëniet dypalëshe gjermane duhen parë në një dritë tjetër. Kancelari thuhet se nuk do të bëjë premtime për dërgimin e armëve në Kiev, por nga ana tjetër, do të shqyrtohet një listë dëshirash për pajisjet ushtarake, ku ndër të tjera ka sisteme elektronike të gjurmimit, pajisje për çminim, kostume mbrojtëse, pajisje radio digjitale, stacione radari apo pajisje për shikim natën. , ndërsa duket se Olaf Scholzi do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë ekonomike shtesë.