Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi një takim me përfaqësuesen e përhershme të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Monica Merino.
Krifca u shpreh se në takim u diskutua ecuria e projekteve të përbashkëta.
“Diskutuam mbi ecurinë e projekteve të përbashkëta si Programi i Zhvillimit të Furnitorëve, që mbështet zinxhirin e vlerës në blegtori, mbështetjen e të rinjve për sipërmarrje në bujqësi, projektin GREAT “Barazia Rurale Gjinore dhe Turizmi” me të cilin do të promovojmë bizneset e grave rurale dhe turizmin rural”, tha Krifca.