Pas një bisede intensive me tre prej protestuesve të 5 majit që kanë dalë para parlamentit për të protestuar për shtëpitë e tyre, Kryeministri Edi Rama dha një deklaratë për shtyp ku theksoi se të gjithë banorët e prekur, edhe ato që janë pa letra, do të trajtohen njësoj me solidaritet dhe do të pajisen me shtëpi njësoj si banorët e dëmtuar nga tërmeti.

Ai u shpreh se: “Për ata që janë pa letra fare, si kjo nënë këtu, përsëri qasja është solidare, nuk është hedhje në rrugë, unë ia tregova të gjitha procedurat, d.m.th shtëpia që është pa leje prishet dhe familja merr kompesimin me shtëpi njësoj si ata që mbetën pa shtëpi nga tërmeti dhe deri në ditën e marrjes së shtëpisë paguhet me bonus qiraje nga shteti. Ky është qëndrimi ynë, nësë doni shkoni dhe kërkoni raste nga vendet e tjëra të ngjashme, shikoni Turqinë dhe na e tregoni nëse ka diçka të ngjashme, asnjëherë nuk jepet asgjë pa kredi. Ne kemi ndjekur këtë politikë, dhe këtë do të ndjekim, ka qenë e qartë që në qershor e në vijim, por kjo ndodh kur futet politika në mes. Megjithatë unë e sqarova sërish. Do të ulen banorët do t’i shikojnë letrat do ti firmosin, janë 51 famije që i kanë firmosur dhe këto marrëveshje rregjistrohen në kadastër, sepse janë detyrim i shtetit ndaj këtyre banorëve.”