Lionel Messi, me gabimin nga 11 metra ndaj Real Madridit, u barazua me ish-yllin e Arsenalit dhe Barcelonës, Tierry Henry. Kampioni argjentinas, në fakt, në minutën e 62-të u hipnotizua nga Courtois, portieri i “Los Blancos”, i cili neutralizoi goditjen e penalltisë, duke u zhytur në të majtë dhe pritur topin.

Gabimi nga pika e bardhë për numrin 30 të parizienëve është i pesti në kompeticionin më të mirë kontinental të klubeve. Një rekord i ndarë vetëm me ish-bomberin francez.

Në të njëjtën kohë, argjentinasi ka kaluar edhe Cristiano Ronaldon si lojtari që ka humbur më shumë penallti në historinë e Champions League (5). E pardjeshmja ishte penalltia me numrin 23 në Champions për Messin, një statistikë që nënvizon konceptin elementar, por edhe themelor se 11-metërshat edhe mund të humbiten nga cilido.

Këtu është renditja e plotë:
1) Lionel Messi: 5 penallti të humbura

2) Thierry Henry: 5 penallti të humbura

3) Sergio Agüero: 4 penallti të humbura

4) Ruud van Nistelrooy: 4 penallti të humbura

5) Cristiano Ronaldo: 3 penallti të humbura

6) Luis Figo: 3 penallti të humbura

7) Thomas Müller: 3 penallti të humbura

8) Eden Hazard: 3 penallti të humbura

9) Dani Parejo: 3 penallti të humbura

10) Radamel Falcao: 3 penallti të humbura