Kryetarja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power është takuar ditën e djeshme me kryeministrin Edi Rama. Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e gjata dhe lidhjet e thella midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Power falënderoi kryeministrin Rama për lidershipin dhe mikpritjen e Shqipërisë në pritjen e të evakuuarve afganë dhe mbështetjen e vazhdueshme në ofrimin e një porti të sigurt për afganët në rrezik.
“E nderuar që takova kryeministrin shqiptar @EdiRamaAL
& Falenderoj atë për udhëheqjen e tij në pritjen e evakuuarve afganë. Të informuar për historinë e tyre, shqiptarët kanë treguar një mikpritje të jashtëzakonshme ndaj afganëve të rrezikuar. Mezi presim të vazhdojmë @USAID & 30 vjet partneritet të Shqipërisë”, shkruan Power në twiteer.