Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka paraqitur në Kuvend projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj”. Teksa tha se kjo do të ndihmojë në një vend më të pastër, Kumbaro foli edhe për menaxhimin dhe ndarjen e vijës bregdetare gjatë sezonit veror mes subjekteve private. Ministrja bëri të qartë se nuk do të lidhen kontrata me subjekte që nuk kanë vrojtues plazhi dhe janë debitor tek tatimet. Ajo foli edhe për çmimet e larta te çadrave ku tha se nuk do te lejohen abuzimet.
“Agjencia kombëtare e bregdeti do të ndërhyjë me forca të shtuara për pastrimin dhe mirëmbajtjen e vijës bregdetare dhe në bashkëpunim me bashkite. Nuk do lejohet ndërtimi i plazheve pa leje, nuk do të lidhen kontrata nëse nuk kanë vrojtues plazhesh, nuk do të lidhen kontrata nëse subjekti është debitor në tatimet qendrore dhe vendore nuk mund të pranohet abuzimi me çmimet çadrave dhe shezlong përtej çdo fantazie. Edhe kur administrohen nga privati ato mbete plazhe publike”, tha Kumbaro.