Ka parashikime analistësh por ka edhe parashikime astrologjie. 3 ditë nga finalja e Big Brother Vip kanë sjellë diskutim në rrjet për fituesin e mundshëm të edicionit të parë. E ftuar në “Big Brother Fan Club”, astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin e saj, dhe ka parashikuar si favorite Beniadën, pasi sipas yjeve, Binjakët janë në avantazh.

“Është shumë e fortë, të gjithë ata janë lider, kemi dy shenja zjarri, Iliri dhe Einxhel, dhe përballë tyre të gjithë përulen. Nga vrulli, energjia, nga thënia e gjërave drejtpërdrejtë, pavarësisht mendimit tim, energjinë e shigjetarit e ka përdorur më mirë Einxhel.

Iliri ka dalë tërësisht në temperametin e Dashit, ka qenë praktik në egoizmin e vet. Tani se çfarë do publiku, nëse një njeri që del me egoizmin e vetë, apo dikë që lufton për kauza, unë shoh një femër potente.

Kjo javë përkon me një hënë të plotë në 16, në Luan, Dashëve kjo iu jep madhështi dhe famë. Favorizim përmes yjeve në fakt kanë Binjakët, domethënë Beniada. Beniada nuk ka pasur drama familjare si në Shqipëri, do të më dukej pak jo korrekte që ta fitonte dikush që nuk i përket shumë jetesës në Shqipëri”, tha Meri Shehu.

Finalja e Big Brother Vip do të zhvillohet të premten në 21:00. 4 finalistët, Einxhel, Beniada, Ilir dhe Donald do ti japin fund rrugëtimit të tyre, ndërsa vetëm njëri prej tyre do të rrëmbejë çmimin e madh prej 115 mijë eurosh.