Kylian Mbappe është një lojtar i lirë të negociojë me çdo skuadër pasi në fund të sezonit i përfundon kontrata. Të gjithë mediat bashkohen në një pikë, sulmuesi francez duke nisur nga sezoni i ri do ti bashkohet Real Madrid.
Vetë Mbappe, i pyetur mbi këtë temë, u shpreh i bindur se nuk po mendon për sezonin e ri, për të ardhmen, e vetmja gjë e rëndësishme për momentin është pikërisht të mposht Realin:
“Jam totalisht i përqendruar për ti mposhtur në Champions, më pas do të shohim se çfarë do të ndodh”, u shpreh Mbappe.