Kryeministri Edi Rama ka folur sot gjatë Këshillimit Kombëtar në Dibër për nismën e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.
Gjatë bisedimit me qytetarët, Rama tha se legalizimi i kanabisit duhet të konsultohet me qytetarët para se Qeveria të vendos për ta zbatuar atë.
Kryeministri tha se nga legalizimi i kanabistit do të shtohen të ardhurat ne buxhet dhe do të nxitet punësimi. Por në të njëjtën kohë ai tha se ka patur dhe shqetësim nga ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se ata nuk jetojnë në vendin tonë dhe nuk i dinë problemet e ekonomisë.
“Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore do shtojë të ardhurat në buxhet dhe ekonomi, krijon zë në eksport dhe krijon më shumë të ardhura dhe punësim. Por duke patur parasysh historikun dhe shumë ç’ka tjetër, ne duhet të mendohemi dy herë para te ta marrim këtë vendim, prandaj e kemi ndarë me qytetarët.
Ndërkohë që partnerët janë skeptik për këtë çështje. Ata nuk jetojnë këtu, ata jetojnë, por s’janë të lidhur me buxhetin tonë dhe për pensionin që do marrin shtetasit dhe për ta është më e lehtë të thonë: mos bëhemi me dhimbje koke dhe mos i hyjmë fare”, theksoi ai.