Moti i keq do të godasë Britaninë në orët në vijim. Met Office ka lëshuar një paralajmërim të rrallë të kuq për motin me erëra super të forta. Stuhia Eunice vjen vetëm disa orë pasi ajo Dudley goditi Britaninë.

Paralajmërimi i kuq i motit nga Met Office është lëshuar për pjesë të jugperëndimit të Anglisë dhe Uellsit jugor, me erëra të forta që priten nga ora 7 e mëngjesit deri rreth mesditës së nesërme.

Kjo situatë vjen pasi mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike në stuhinë Dudley dhe një burrë rreth të 60-tave humbi jetën. Ka pasur paralajmërime të forta se afrimi i Eunice mund të jetë një nga stuhitë më të këqija në 30 vitet e fundit, me erëra shumë të forta.