Njëri “armik” i tjetrit, jo rastësisht.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, dy lojtarët më të rëndësishëm të njëzet viteve të fundit, janë protagonistët e një prej rivaliteteve më emocionuese në historinë e futbollit, por edhe të sportit në përgjithësi.

Të lidhur me njëri-tjetrin, edhe sot në distancë. Nëse nuk sfidojnë njëri-tjetrin në fushë, fatet e tyre vihen përballë.

Në një minutë gjithçka ndryshon. Momenti vendimtar zgjat më pak se gjashtëdhjetë sekonda, në orën 21:19 të mbrëmjes të së martës, Messi shfaqet përballë Courtois nga pika e bardhë e penalltisë. Argjentinasi humb penalltinë, në një mbrëmje që do të drejtohej më pas nga Mbappe për PSG-në.

Pak çaste më vonë, 21:20 Ronaldo gëzohet, portugezi zhbllokon Manchester United-Brighton, me ndeshjen që më pas përfundoi me rezultatin 2-0, duke shënuar golin e tij të parë në 2022-shin, pas plot gjashtë takimeve që nuk kishte realizuar.