Lufta në Ukrainë është futur në ditën e pestë të saj. Pas orës 6:30 të mëngjesit sirenat kanë nisur të dëgjohen në Kiev, ndërsa shumë nga banorët e qytetit po strehohen nën tokë.
Gjatë natës janë dëgjuar më shumë shpërthime në kryeqytetin ukrainas dhe qytete të tjera të vendit.
Dhe sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë shtohet dilema nëse krizës ndërkombëtare së Ukrainës me Rusinë do i jepet një zgjidhje diplomatike apo do vijojnë përleshjet në fushëbetejë. Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë do të fillojnë mëngjesin e sotëm, pa një orë të përcaktuar, pranë kufirit me Bjellorusinë.
Zelenskyy ra dakord që takimi të zhvillohej pa kushte në kufirin Ukrainas-Bjellorusi në rajonin Pripyat, në një rezidencë shtetorëre. Vetë Zelenskyy nuk do të jetë i pranishëm. Sipas Ministrisë së Brendshme në Ukrainë janë vrarë në total 352 persona, mes tyre 14 fëmijë, sipas ministrisë. 1684 persona të tjerë, përfshirë 116 fëmijë, janë plagosur.