Sekretarja e Jashtme e mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss deklaroi se sulmi ushtarak në Ukrainë mund të jetë fillimi i fundit për presidentin rus Vladimir Putin. Duke folur për Trevor Phillips në ‘’Sky News’’ Truss u shpreh se “po shohim rezistencë të fortë dhe të guximshme ukrainase dhe Mbretëria e Bashkuar dhe do të vazhdojë t’i përkrahë ata me armë dhe mbështetje ekonomike”.

Ajo tha se beson se Putin po bën një gabim strategjik duke pasur parasysh dëmin që sanksionet perëndimore mund t’i shkaktojnë ekonomisë ruse. Truss shtoi se lufta mund të zvarritet në disa vite. “Kam frikë se kjo nuk ka për të përfunduar shpejt”, u shpreh ajo.

Kur u pyet për sanksionet ndaj Mbretërisë së Bashkuar, Truss u shpreh se kishte përpiluar një listë të oligarkëve të goditur dhe shtoi se do të ketë një program të vazhdueshëm sanksionesh.