Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Zv/President i Zvicrës, njëherësh dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kanë vizituar qendrën shëndetësore të Vorës, e rikonstruktuar falë mbështetjes së qeverisë zviceriane.
Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen, Manastirliu tha se do të vijojë programi i rehabilitmit të 300 qendrave shëndetësore.
Gjatë vizitës në pikën e vaksinimit brenda qendrës shëndetësore 24 orëshe të Vorës, Manastirliu e vuri theksin tek rëndësia e vaksinimit anticovid, duke u shprehur se ky është element kyç për rivlerësimin e masave.
“Qeveria shqiptare ka miratuar kontratën për ardhjen e 1 million dozave të vaksinave Pfizer, plus 500 mijë doza opsionale. Pra përgjatë gjithë këtij viti fjala kyçe do vijojë të mbetet vaksinimi dhe vaksinimi me dozën e tretë është sërish shumë i rëndësishëm në funksion të rritjes së imunitetit dhe shmangies të formave të rënda të sëmundjes. Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes situatën epidemiologjike, kemi indikatorë të përmirësuar, një incidencë e cila është në ulje, por sa i përket rasteve aktive vijojmë të kemi dhe duhet të tregojmë kujdes. Duke shpresuar që do të jemi në indikatorë të përmirësuar, do të rivlerësojmë masat në dy javët e para të muajit mars”, tha Manastirliu.
Deri tani janë kryer mbi 2 milion e 680 mijë vaksinime dhe kanë mbërritur mbi 3.1 milion doza vaksine ndaj COVID-19.