Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me mjekët që prej tre vitesh ofrojnë shërbim shëndetësor në spitalet rajonale e bashkiake.
Duke i falënderuar për punën e tyre, Manastirliu tha se “një pjesë prej tyre, pas përfundimit të kontratës trevjeçare, do të vijojnë të punojnë në këto spitale”.
“Së bashku do të vijojmë organizimin për mbulimin e shërbimeve mjekësore, në ndjekje të strategjisë sonë për plotësimin e nevojave me mjekë specialistë”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu iu garantoi mjekëve mbështetje dhe përkujdes në ushtrimin e profesionit të tyre në sistemin shëndetësor publik, në shërbim të qytetarëve.